Feronikeli tregon forcën ndaj Besës, Drenica mund Hajvalinë
Feronikeli ka shënuar fitore të lehtë prej 4-1 ndaj Besës së Pejës, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të.
Sport
Skuadra kampione e Kosovës, nuk është djersitur shumë për të mposhtur skuadrën pejane.
Osmani, Prokshi, Zeka dhe Hoxha, shënuan në fitoren e Feronikelit.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë orar, Drenica ka mposhtur Hajvalinë, 4:0./Lajmi.net/