Shpërthen Duka, vijnë dy përjashtime të mëdha
Pas paralajmërimit të presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për përjashtimin e disa gjyqtarëve, sot vjen konfirmimi: arbitrat ndërkombëtarë Lorenc Jemini dhe Andi Koçi pezullohen pa afat.
Sport
Lajmin e bën të ditur “Top Channel”, duke iu referuar burimeve pranë FSHF-së.
Jemini ishte parashikuar që këtë fundjavë të shkonte në Luksemburg në kuadër të marrëveshjes së shkëmbimit, por federata ka anuluar emrin e tij duke dërguar Enea Jorgjin.
Duka deklaroi dje se Komiteti i Arbitrimit ka përcaktuar disa nga gjyqtarët të cilët janë vlerësuar që bëjnë veprime tendencioze për të prishur garën, ndaj dhe do të përjashtohen.
Në fakt, as Jemini e as Jorgji nuk gjykuan në Kategorinë Superiore fundjavën e shkuar dhe në Kupën e Shqipërisë të mërkurën, por ata u vunë në qendër të kritikave për vendimet e tyre në takimet e para dy javëve, përkatësisht Partizani – Luftëtari dhe Kukësi – Vllaznia.
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy