Mustafa: Kur unë kam ardhur në qeveri, puna e Demarkacionit ka qenë e përfunduar

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duke folur për çështjen e Demarkacionit ka thënë se kur ka marr detyrën si kryeministër ka gjetur pothuajse të përfunduar punën e komisionit shtetëror për Demarkacionin.

Lajme

11/04/2017 12:04

Ai ka thënë se ky komision ka nisur punën në mars të vitit 2012 dhe ka vazhduar deri në  vitin 2015, kur është pyetur nga deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu se kur ka nisur punën komisioni.

Mustafa gjatë seancë së Kuvendit të Kosovës ka thënë se janë shqyrtuar të gjitha dokumentet për këtë çështje si dhe është dhënë vlerësimi profesional. /Lajmi.net/