Kosova ekstradon një shtetas gjerman, ndërsa pranon një të kërkuar nga Italia

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy ekstradime të dy personave të cilët përmes INTERPOL-it ishin në kërkim ndërkombëtar. “Me datë 04.11.2026 është ekstraduar nga Kosova për në Gjermani, shtetasi i Gjermanisë, D.J.,  pasi që i…

Lajme

04/11/2026 22:00

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy ekstradime të dy personave të cilët përmes INTERPOL-it ishin në kërkim ndërkombëtar.

“Me datë 04.11.2026 është ekstraduar nga Kosova për në Gjermani, shtetasi i Gjermanisë, D.J.,  pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë Gjermane, i përfshirë në veprat penale të trafikimit me narkotik”, thuhet në njoftim.

Po të njëjtën ditë, “është ekstraduar nga Italia për në Kosovë, shtetasi i Kosovës B.B.,  pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës,  i përfshirë në veprën penale: Fajde dhe Detyrim”.

Ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere.