Rasti i Arlindës, Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve
Deputeti Eman Rrahmani, anëtar i Komisionit Hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt, ka deklaruar se tashmë nuk është koha për dorëheqje morale, por për shkarkime të zyrtarëve përgjegjës. Në Debat Plus, Rrahmani ka kërkuar që të shqyrtohet i gjithë funksionimi i sistemit dhe të ketë përgjegjësi për rastet e vrasjeve dhe dhunës në familje.…
Lajme
Deputeti Eman Rrahmani, anëtar i Komisionit Hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt, ka deklaruar se tashmë nuk është koha për dorëheqje morale, por për shkarkime të zyrtarëve përgjegjës.
Në Debat Plus, Rrahmani ka kërkuar që të shqyrtohet i gjithë funksionimi i sistemit dhe të ketë përgjegjësi për rastet e vrasjeve dhe dhunës në familje.
Ai ka thënë se institucionet është dashur të japin shembull përmes dorëheqjeve morale që në ditët e para pas rastit, por sipas tij, kjo nuk ka ndodhur.
“Është dashur që t’i japin standarde, siç ndodh në secilin vend të botës, me dorëheqje. Tashmë ka kaluar koha e dorëheqjes, tash është koha e shkarkimeve dhe që të duhej të bëhej nga kryeministri”, ka deklaruar ai.
Rrahmani ka kritikuar pushtetin për rritjen e rasteve të vrasjeve dhe dhunës në familje gjatë gati shtatë vjetëve të qeverisjes, duke thënë se sistemi nuk ka funksionuar siç duhet.
Ai ka shtuar se Komisioni Hetimor parlamentar ka obligim të merret seriozisht me këtë çështje dhe të hetojë deri në fund përgjegjësitë institucionale.