Lajm fantastik për Shqipërinë para ndeshjes ndaj Italisë
Gianni de Biasi ka pasur të gjithë futbollistët në dispozicion në stërvitjen e pasdites, përfshirë këtu edhe Amir Abrashin dhe Jahmir Hykën.
Sport
Pas seancës së paradites që u zhvillua me dyer të mbyllura, pasditen e kësaj të mërkure, Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e radhës në Durrës, me trajnerin Gianni De Biasi që këtë herë lejoi për rreth 10 minuta praninë e mediave në fushën stërvitore.
I gjithë grupi i futbollistëve ishte i gatshëm dhe u vendos në dispozicion të trajnerit De Biasi, përfshirë këtu edhe Amir Abrashin e Jahmir Hykën, shkruan Supersport.
Mesfushori i Freiburgut i cili shqetësoi stafin teknik një ditë më parë, nuk ka asgjë serioze dhe do të jetë gati për sfidën ndaj Italisë. U stërvit me grupin edhe Jahmir Hyka.
Mesfushori me tipare sulmuese u shfaq më i relaksuar me Hykën që e kishte hedhur pas krahëve lodhjen e akumuluar gjatë 2 ditëve të fundit për shkak udhëtimit nga Amerika drejt Shqipërisë dhe pritjes së stërzgjatur në aeroportin e Romës.
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6