Kështu do të betohen ushtarët kosovarë pas shndërrimit të FSK-së në Ushtri (teksti)

Në projektligjin e ri të iniciuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilin pritet ndryshimi i misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), parashihet edhe pjesë e betimit të pjesëtarëve të FSK-së.

Lajme

07/03/2017 18:40

Lajmi.net ka publikuar më herët projektligjin e plotë.

Në vazhdim ju sjellim betimin e propozuar sipas projektligjit për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Betimi:

Betohem solemnisht se do të jem i përkushtuar dhe do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës, se do t’i bindem urdhrave të Presidentit të Republikës së Kosovës dhe oficerëve të tjerë mbi mua, në pajtim me ligjin dhe se do t’i kryej detyrat e mia me zell, nderë dhe dinjitet.

Betohem solemnisht se do të zbatoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do t’i shërbej popullit dhe Atdheut tim dhe për mbrojtjen e tyre, nuk do të kursej as jetën time! Betohem!

Lexoni edhe:

Ekskluzive: Ja si do të shndërrohet FSK-ja në Ushtri të Kosovës (Dokument/Projektligji i plotë)