Momenti i kapjes së terroristit që la të vrarë 39 persona në Stamboll (Video)

Mediat turke kanë publikuar fotografinë e terroristit që vrau 39 persona me armë zjarri në klubin e natës 'Reina' në Stamboll, në natën e ndërrimit të moteve, pas arrestimit të tij nga policia.

Bota

16/01/2017 22:25

Abdulkadir Masharipov mësohet se është arrestuar së bashku me të birin në vendin e quajtur Esenyurt, shkruan lajmi.net.

Po ashtu mediat turke kanë publikuar edhe pamjet e para të arrestimit të tij.

Masharipov, i cili më 31 dhjetor vrau 39 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, po kërkohej që 17 ditë nga policia turke.