Ronaldinho zbulon mesazhin që i dha Messit kur ishin te Barcelona
Ronaldinho i dha një këshillë Lionel Messit gjatë kohës kur ishin së bashku te Barcelona.
Sport
Ronaldinho ka zbuluar mesazhin e tij për Lionel Messin në kohën kur ishin bashkëlojtarë te Barcelona.
Braziliani e përkujtoi momentin.
“Luaj me lumturi, luaj i lirë, thjesht luaj me topin”, ishin fjalët e Ronaldinhos për Messin, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.
Messi duket se e dëgjoi këshillën e Ronaldinhos dhe pikërisht ai stil i lojës e ka shndërruar në një prej futbollistëve më të mirë në histori të lojës. /Lajmi.net/