13-vjeçarja nga Llapi rrezikon të mbytet në Shëngjin, dërgohet me urgjencë në spital
Një 13-vjeçare nga Podujeva ka rrezikuar të mbytet këtë të enjte në bregdetin e Shëngjinit. Lajmi për klankosova u konfirmua nga Policia e Lezhës, ku u bë e ditur se e mitura është nxjerrë nga uji nga pushuesit, në gjendje jo të mirë. Sipas policisë në Lezhë, 13-vjeçarja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Lezhë,…
Lajme
Një 13-vjeçare nga Podujeva ka rrezikuar të mbytet këtë të enjte në bregdetin e Shëngjinit.
Lajmi për klankosova u konfirmua nga Policia e Lezhës, ku u bë e ditur se e mitura është nxjerrë nga uji nga pushuesit, në gjendje jo të mirë.
Sipas policisë në Lezhë, 13-vjeçarja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Lezhë, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.