Kurti priti delegacionin e iniciativës amerikane America250, diskutuan për bashkëpunimin në mbrojtje, energji dhe politikë të jashtme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka pritur në Zyrën e Kryeministrit një delegacion të iniciativës amerikane America250, projekt dypartiak i themeluar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti bëri të ditur se delegacioni përbëhej nga personalitete të njohura të akademisë, politikës, ushtrisë…

Lajme

02/07/2026 16:56

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka pritur në Zyrën e Kryeministrit një delegacion të iniciativës amerikane America250, projekt dypartiak i themeluar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti bëri të ditur se delegacioni përbëhej nga personalitete të njohura të akademisë, politikës, ushtrisë dhe fushave të tjera, si nga Kosova ashtu edhe nga Shtetet e Bashkuara, transmeton lajmi.net.

Ai tha se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimin e Kosovës dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në disa sektorë strategjikë, transmeton lajmi.net.

“Sot mirëprita në Zyrën e Kryeministrit delegacionin e iniciativës America250, një projekt dypartiak i themeluar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Delegacioni përbëhej nga personalitete të shquara të akademisë, politikës, ushtrisë dhe fushave të tjera, në Kosovë si dhe në ShBA”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, në një takim që e cilësoi të ngrohtë dhe të sinqertë, është biseduar për progresin e Kosovës gjatë viteve të fundit dhe mënyrat e bashkëpunimit për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

“Kemi biseduar për progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës gjatë viteve të fundit dhe mënyrat se si mund të bashkëpunojmë për zhvillimin e mëtejshëm të vendit në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë politikën e jashtme, energjinë, mbrojtjen dhe sigurinë”, u shpreh ai./lajmi.net/