Presidenti i Francës viziton Shqipërinë në mars
Java e parë e marsit të vitit 2017 do të sjellë në një vizitë zyrtare në vendin tonë, Presidentin e Francës François Hollande.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2017/01/6e7117e4af181acf526e7b3177ad12662877bef2.jpg)
Lajme
Lajmi bëhet i ditur nga burime. Gjatë qëndrimit në vendin tonë, Hollande do të ketë vizita me krerët më të lartë të shtetit shqiptar.
Presidenti i Francës, François Hollande, pritet të vizitojë Shqipërinë në mars të këtij viti. Lajmi bëhet i ditur nga burime për Ora News.
Vizita e Hollande vjen në përmbyllje të mandatit të tij si President i Francës, ndërsa është tërhequr nga gara për të kërkuar një mandat të dytë.