Punëtori bie nga krani i kamioni, arrestohet një person
Një punëtorë i ndërmarrjes Termo-montimi nga Peja, është lënduar pasi derisa ishte duke punuar në kran te kamionit është rrëzuar dhe ka rënë mbi kamion.
Lajme
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, punëtori i rrëzuar ka qenë pa pajisje mbrojtëse dhe për këtë është arrestuar një person.
Ngjarja ka nodur në rrugën ‘Mehmet Akif’ në Pejë në orën 16:20.
“ Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar ne QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin ngasësi i kamionit i dyshuari mashkull K-Shqiptar -punëtori i ndërmarrjes Termo-montimi është arrestuar dhe me urdhër te Prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në njoftim.