Katër klauzolat e çmendura në kontratën e Balotellit te Liverpooli
Aventura e Mario Balotelit në Liverpool ishte një dështim, por tani dalin në dritë edhe çudira nga kontrata e tij.

Sport
Duke njohur karakterin e tij problematik, Liverpooli i shtoi një klauzolë në kontratë: 1 milionë sterlina në fund të çdo sezoni, në rast se nuk kapte shifrën e 3 shkeljeve disiplinore, në ndeshje a stërvitje!
Balotelli mund të merrte dy kartonë të kuq, apo të përleshej dy herë me ndonjë shok skuadre, por sërish do të merrtesuperbonusin.
Ja dhe pikat e klauzolës:
1) Klubi kërkon që lojtari të sillet në mënyrën e duhur.
2) Gjatë çdo sezoni, lojtarit nuk i lejohet të dalë nga loja me karton të kuq më shumë se tre herë.
3)Lojtari nuk duhet të pështyjë kundërshtarin në asnjë mënyrë.
4)Lojtari nuk duhet të sulmojë verbalisht apo të bëjë gjeste të palejuara.