KFOR-i jep detaje nga takimi Ulutaş – Jashari
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. KFOR-i bën me dije se takimi ofroi mundësinë për të diskutuar mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe bashkëpunimin midis KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, bazuar në mandatin e saj fillestar. Ndërsa po i…
Lajme
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
KFOR-i bën me dije se takimi ofroi mundësinë për të diskutuar mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe bashkëpunimin midis KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, bazuar në mandatin e saj fillestar.
Ndërsa po i afrohet fundit të mandatit të tij në mesin e muajit tetor, gjeneralmajor Ulutaş theksoi bashkëpunimin pozitiv me Forcën e Sigurisë së Kosovës gjatë mandatit të tij dhe rikonfirmoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij nga OKB-ja.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes; këtë e bën në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si aktorë të sigurisë” thuhet në njoftimin e KFOR-it.