Trump shndërrohet në punëtor të thjeshtë në hotelin e tij (Video)
Donald Trump brenda një dite ka kaluar në vendin e punëtorëve, duke kryer punët e tyre brenda hotelit të tij.
Bota
Nga pronari i hotelit, ai është shndërruar në bartës valigjesh, shëtitës qeni, kamarier dhe pastrues, transmeton lajmi.net
Këtë siç duket e ka bërë për të qenë më pranë qytetarëve dhe për të treguar që edhe ai di të kryejë secilën nga punët që i kryejnë punëtorët e tij.
Ai ka ndërruar veshjen për secilën punë që e ka bërë, si dhe ka vendosur doreza të ndryshme. Trump ka pasur me vete edhe punëtorët të cilët i kanë qëndruar afër, derisa ai i ka kryer shërbimet e caktuara.
Në videon e mëposhtme do të kuptoni detajisht atë që presidenti i ri i Amerikës, Donald Trump, ka bërë brend një dite të vetme. /Lajmi.net/