Tifozët e Realit mund ta ‘festojnë’ lëndimin e Bale
Real Madrid ka bilanc më të mirë në mungesë të Gareth Bale.
Sport
Gareth Bale do të mungojë mes dy deri në katër muaj pas lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Sportingut në Ligën e Kampionëve.
Si do t’ia dalë Real Madrid në mungesë të tij? Lehtë. Statistikat sugjerojnë se ekipi është më i mirë në mungesë të uellsianit.
Sa do që tingëllon e pabesueshme, Bale ka zhvilluar 139 ndeshje me “Los Blancos” dhe ka bilanc prej 99 fitoresh, 21 barazimesh dhe 19 humbjesh, përcjell “Lajmi.net”.
Përqindja e fitoreve me të në ekip është 71.2 %. Kurse, pa të më e lartë, 82.4 %.
Në mungesë të Bale, Real Madrid po ashtu pranon më pak gola, 0.7 për ndeshje.