Nëntë civilë të vrarë në Kashmir nga të shtënat e artilerisë së Indisë
Zyrtarët pakistanezë thonë se të paktën nëntë civilë janë vrarë nga të shtënat artilerike nga Kashmiri i administruar nga India, pasi goditi një autobus të udhëtarëve në territorin e administruar nga Pakistani, në rajonin e kundërthënshëm.
Bota
Autobusi po qarkullonte në qytetin Lawat në Luginën Nellam në verilindje të Muzaffarabad, kur u godit nga një raketë më 23 nëntor.
Zyrtarët pakistanezë thonë se 11 persona u plagosën nga sulmi i artilerisë.
Ushtria pakistaneze tha se trupat e saj më 23 nëntor iu kundërpërgjigjën zjarrit duke shtënë në drejtim të pozitave të ushtrisë së Indisë në rajon, që ndodhen në pjesën e sipërme të brezit të luginës që shërben si vijë kufitare e Kashmirit.
Një zëdhënës i ushtrisë së Indisë tha se ushtria e Pakistanit e nisi zjarrin mbi një post kontrolli të ushtrisë së Indisë.
Pakistani dhe India së fundi kanë filluar shkëmbimin e zjarrit përgjatë vijës së kontrollit që ndanë Kashmirin ndërmjet dy shteteve që posedojnë armë bërthamore.
Tensionet u shtuan që kur militantët sulmuan një bazë ushtarake të Indisë në Kashmir në muajin shtator. India supozon se militantët ishin të përkrahur nga Pakistani por Islamabadi ka mohuar akuzat./rel/