Ujkani zbulon një sekret në Përfaqësuesen e Kosovës
Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka zbuluar një sekret brenda ekipit.
Sport
Përfaqësuesja e Kosovës motivohet në mënyrë interesante, ka bërë të ditur kapiteni Samir Ujkani.
Madje, ai ka zbuluar një sekret në lidhje me futbollistët që kanë problem me gjuhën shqipe.
“Në skuadër ka lojtarë të cilët nuk e flasin mirë gjuhën tonë. Para ndeshjes dëgjojmë këngë popullore me fjalë që flasin për familjen, bashkimin dhe vuajtjen”, ka deklaruar Ujkani për “SoFoot”, përcjell “Lajmi.net”.
“Të gjithë kanë humbur të paktën një pjesëtar familjeje në këtë luftë, nuk mund ta harrojmë kurrë”, tha ai.