Fisnik Ismaili flet me shumë dhimbje për humbjen e Astritit
Rreth një orë më parë u dha lajmi për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili kishte qenë në qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Lajme
Pas njoftimit nga Lëvizja Vetëvendosje, deputeti Fisnik Ismaili e ka përkujtuar Deharin. Ai ka shkruar se e kanë përmend me shumë krenari në një sallë me plotë bashkëaktivista, i kanë duartrokitur për motivimin që Dehari ua ka dhënë për të kërkuar drejtësi.
Ja postimi i plotë i Ismailit:
Astrit, breh! Dje fola me njerin, që më tregoi se je mirë, po mbahesh, edhe që na kishe ba shumë të fala. Mu ba fort qefi, edhepse me dhembje ka kalue çdo ditë prejse të futën qaty për kurrgja.
Sot, një sallë plotë me njerëz, bashkëaktivista, duartrokitëm gjatë, mbasi të përmendëm me fort krenari, që na përkujtove vazhdimisht se sa e padrejtë është kjo botë, e sa na motivon ti, për me kërkue drejtësi.
Sot, pa ra terri mirë përjashta, neve na u terrue para syve, e thellë në zemër, me lajmin që askush s’e ka pritë. Askush. Astrit, breh!!!