James: Real Madrid është klub ku dikush …
James Rodriguez ka konfirmuar pakënaqësinë e tij në Real Madrid.

Sport
James Rodriguez ka konfirmuar se kërkon minutazh më të madh në Real Madrid.
Mesfushori është i pakënaqur me hapësirën e kufizuar për lojë.
Por, ai ka theksuar se duhet t’i respektojë vendimet.
“Jam i lumtur në Real Madrid, por dua të luaj më shumë”, deklaroi ai për “RCN Deportes”, përcjell “Lajmi.net”.
“Në Real Madrid është dikush që udhëheq se a do të luaj unë apo jo”, shtoi ai.
“Raporti me Zidane? Jo, nuk është siç thonë të gjithë. Nuk është keq”, theksoi James.