Barcelona transferon një super mesfushor për 30 milionë euro (FOTO)

Barcelona kërkon një përforcim nga Sevilla.

Sport

05/11/2016 11:13

Barcelona ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Sevillas, Steven N’Zonzi.

Chelsea, Manchester City e Juventus kanë kërkuar N’Zonzin gjatë verës, por ai është objektiv edhe i gjigantit katalan, shkruan e përditshmja sportive “Mundo Deportivo”.

N’Zonzi ka kontratë me Seillan deri në vitin 2019, përcjell “Lajmi.net”.

Në të ai ka të përfshirë një dëmshpërblim që e lejon të largohet nga klubi për 30 milionë euro.

N’Zonzi mund të jetë zëvendëses për Sergi Busquets.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.