Edhe Dzeko drejtë Kinës, kjo është oferta e “çmendur” që ia kanë bërë

Legjenda italiane, Fabio Cannavaro po e kërkon Edin Dzekon te skuadra e tij, Tianjin Quanjian, por ka shumë pak gjasa që të shitet nga Roma.

Sport

04/11/2016 22:43

Pas një sezoni të vështirë të parë në Serie A, sulmuesi boshnjak ka shënuar 10 gola në 11 ndeshje të ligës këtë sezon, si dhe dy gola në tre ndeshje të Ligës së Evropës.

Sipas asaj që raporton Goal, skuadra nga Superliga kineze, Tianjin Quanjian, trajner i të cilit është ish-mbrojtësi i Italisë, Fabio Cannavaro, duan që të sjellin sulmuesin në Lindjen e Largët.

Portali i njohur sportiv gjithashtu potencon se skuadra kineze është e gatshme të ofrojnë një tarifë të transferimit prej 30 milionë euro, me një vlerë kontrate prej  15 milionë në sezon në për Dzekon.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.