Tronditet Gjokoviq, humb vendin e parë në ranglistën botërore?
Tenisti kroat Marin Çiliç ka mposhtur Novak Gjokoviqin në turneun e Parisit, për t’i rrezikuar seriozisht humbjen e vendit të parë në ranglistën botërore.

Sport
Fitorja e Çiliçit ndaj serbit Gjokoviq, i ka bërë favor të madh Andry Murray, që tani ka mundësinë e artë të ngjitet në vendin e parë në ranglistën botërore, për herë të parë në karrierën e tij, e po ashtu të bëhet edhe tenisti i parë britanik që arrin një gjë të tillë.
Për ta zbritur nga fronti Gjokoviqin pas katër vitesh, Murrayt i duhet të mposht Tomas Berdychin, dhe pastaj fituesin e përballjes Jo-Wilfried Tsonga – Milos Raonis.