Princ Harry udhëton drejt Kanadasë për të takuar të dashurën

Princ Harry e ka kaluar fundjavën me të dashurën e tij të re Meghan Markle, pasi bëri një udhëtim sekret drejt Kanadasë.

ShowBiz

03/11/2016 18:01

Burimet thanë se 32-vjeçari Harry ishte takuar me aktoren Meghan Markle, në Kanada, e cila punon dhe jeton atje.

Me sa duket ai fluturoi jashtë për të vizituar të dashurën e tij sekrete, disa orë pasi kishte kryer disa takime zyrtare në Nottingham.

Sipas mediave rozë në Meksikë, çifti doli së bashku në publik dhe morën pjesë në festën e Halloëeen në  “Soho House”, të shtunën në mbrëmje.

Harry dhe e dashura e tij 35 vjeçe, thuhet se e kanë kaluar ditët në apartamentin e tyre duke luajtur me qentë e Markle, Bogart dhe Guy.