Gara presidenciale në SHBA: Clinton sërish përpara
Një sondazh i ri i publikuar nga New York Times të enjten ka treguar një epërsi të kandidates demokrate Hillary Clinton, ndaj atij republikan Donald Trump.

Bota
Sipas sondazhit, Clinton ka fituar 45 për qind të votave, ndërsa rivali i saj 42 për qind, transmeton KosovaPress.
Ka disa muaj që për betejën e Shtëpisë së Bardhë në SHBA është zhvilluar një fushatë sarkastike dhe e trazuar, duke krijuar një ndarje të thellë në mes dy kandidatëve.
Zgjedhjet në SHBA do të mbahen më 8 nëntor.