LajmiVOX: Qytetarët i quajnë të papranueshme arrestimet në Serbi
Për një periudhë të shkurtër janë arrestuar dy persona nga Serbia. Nehat Thaçi, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, është arrestuar para një muaji. Ndërsa dje është arrestuar Hilmi Kelmendi, me akuzën për krime lufte.
Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj arrestimit të Hilmi Klemendit nga autoritet serbe. MPJ me anë të një shkresë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i shmangin frekuentimet e tyre nëpër Serbi.
“MPJ bën thirrje krejt shtetasve të Kosovës, të cilët për çfarëdo arsye e zgjedhin Serbinë si vend transit gjatë muajve të ardhshëm, ta shmangin atë maksimalisht. Njëkohësisht, MPJ ka me kërkuar edhe nga shtetet e tjera në rajon dhe BE, sikurse e ka bë deri tash, të mos i marrë parasysh fletarrestimet e Serbisë për qytetarët e Kosovës”, shkruhet në reagimin e MPJ-së.
Arrestimet e shqiptarëve nga Serbia nuk po ju pëlqen fare as qytetarëve të Prishtinës. Ata në rubrikën Lajmi.VOX, janë shprehur se janë kundër këtyre arrestimeve dhe kërkojnë nga institucionet e vendit që të bëjnë më shumë për dy personat e arrestuar.
“Është e papranueshme arrestimet. Është e palogjikshme. Kështu nuk banë me ndodh”, tha një qytetar.
“Lajmet për arrestimet e tilla nuk janë të mira. Shumë shqetësuese”,u shpreh një qytetar.
“Serbia nuk ka mundësi me arritur asgjë më këto arrestime. Ajo duhet me kuptuar realitetin e Kosovës”, tha një qytetar.