Operacion masiv antikanabis në Shkodër, Vlorë e Gjirokastër

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion të gjerë antikanabis në disa zona të vendit. Sipas informacioneve të para janë mbi 300 forca policie të angazhuara në disa qarqe.

Lajme

21/10/2016 12:54

Operacionet masive në zonën e Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës, shtrihen në zonat e Dukagjinit, Lumit të Vlorës, Kurveleshit dhe Memaliajt.

Policia pritet të japë informacione të mëtejshme lidhur me operacionin.