Gecaj, Sejdiut: More i mjerë, merru me Prishtinën

Këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj, i ka dërguar një porosi nënkryetarit të komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiut. I ka thënë të merret me Prishtinën, e jo me Qeverinë, sepse “me shtet merren shtetformuesit, e jo shtetmohuesit”.

Lajme

14/09/2016 20:43

Gecaj ka deklaruar kështu pasi Sejdiu ka folur për politikat e Qeverisë, transmeton lajmi.net

Reagimi i Gecajt:

SHTETSHKATËRRUESI DARDAN SEJDIU

Ky Kapiteni i Brigadave të Kuqe, Dardan Sejdiu, edhe pse arriti të bashkonte vetëm një kompani protestuesish me 1 shtator, sonte paska marrë guximin të na flas madje edhe për politikat kombëtare. “Mbrojta më e mirë është sulmi” thuhet – në mungesë rezultati në komunë, ky sulmon qendrën. Merru more i mjerë me Prishtinën, sepse me shtet merren shtetformuesit e jo shtetmohuesit e shtetshkatërruesit.