Rrezik nga verbimi nëse flini me thjerrëza
Paralajmërimi vjen pasi studimet tregojnë që çdo i pesti infeksion i syrit vjen si pasojë e thjerrëzave.
Lifestyle
Paralajmërohen mbajtësit e thjerrëzave se do të kenë probleme më të mëdha me shikimin, madje edhe verbim nëse flenë me to, shkruan DailyMail.
Paralajmërimi vjen si pasojë e informatave zyrtare nga SHBA-të, të cilët kanë gjetur se çdo i pesti infeksion i syrit është i ndërlidhur me mbajtjen e thjerrëzave për kohë të gjatë, si dhe gjatë kohës kur flenë.
Është shqetësuese se si më shumë se 1075 infeksione shkaktohen nga higjiena e dobët apo nga përtacia e mbajtësit të tyre.