Majlinda Kelmendi për CNN: Jam e lumtur që po bëjë gjëra të mëdha për Kosovën
Majlinda Kelmendi e ka quajtur moment historik triumfin e sajë në Lojërat Olimpike.
Sport
Majlinda Kelmendi e ka quajtur moment historik triumfin e sajë në Lojërat Olimpike.
Xhudistja që fitoi të artën në RIO 2016, gjatë një interviste për CNN, ka deklaruar se është shumë e lumtur që po bën gjëra të mëdha për Kosovën.
“Është moment historik, jo vetëm për sportin e Kosovës, por për Kosovën si shtet, është një shtet i ri, është një shtet i vogël, ndihem shumë e lumtur që mund të bëjë gjëra të mëdha për shtetin tim”, deklaroi Kelmendi për CNN, përcjell Lajmi.net.
Kujtojmë se Majlinda i siguroi medaljen e artë Kosovës në pjesëmarrjen e parë në Lojërat Olimpike.