Majlinda Kelmendi: Ëndrra u bë realitet, ta shijojmë tash (VIDEO)

Kampionia e Kosovës, Majlinda Kelmendi ka folur për herë të parë pas triumfit të arritur në Lojërat Olimpike

Lajme

07/08/2016 23:45

Kampionia e Kosovës, Majlinda Kelmendi ka folur për herë të parë pas triumfit të arritur në Lojërat Olimpike.

Xhudisjta kosovare, fitoi medaljen e artë në “Rio 2016”, duke u futur në histori si sportistja e parë që sjell medalje të artë në shtetin e Kosovës.

Ajo u shpreh shumë e lumtur, dhe mesazhi për të gjithë shqiptarët ishte shumë emocionues.

“Po ndihna shumë e lumtur, është ëndërr e cila është bërë realitet. Kënaquni shijojeni tani kemi medaljen e artë Olimpike”, ishin fjalët e Majlindës për Indeksonline.