Ndahet nga jeta aktori i njohur Demir Hyskja

Është ndarë nga jeta aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Demri Hyskja. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij në Elbasan.

ShowBiz

06/08/2016 12:38

79-vjeçari ndërroi jetë pasi prej disa kohësh ishte shtruar në spital dhe ndodhej në gjendje të rëndë.

Hyskja ishte një ndër aktorët më të mëdhenj të skenës dhe ekranit shqiptar. Ai i përket plejadës së shquar të aktorëve shqiptarë. Ishte bashkëkohës i Naim Frashërit, Sandër Prosit, Kadri Roshit, Sulejman Pitarkës etj.

Është autor i dhjetëra roleve në teatër dhe kinematografi. Ai u lind më 1 janar të vitit 1937 në qytetin e Elbasanit. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

Rolet në filma dhe teatër

Gjatë karrierës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është autor i mjaft filmave si:

Disa nga filmat ku ka luajtur Demir Hyskja:
“Dhe vjen një ditë” (1986)
“Kronikë e atyre netëve” (1986)
“Hije që mbeten pas”
“Fushë e blertë fushë e kuqe”(1984)
“Kohë e largët” (1983)
“Një emër midis njerëzve” (1983)
“Nëntori i dytë” (1982)
“Shokët” (1982)
“Dëshmorët e monumenteve” (1980)
“Një ndodhi në port” (1980)
“Me hapin e shokëve (1979)
“Një natë nëntori” (1979)
“Përtej mureve të gurta” (1979)
“Gjyshi partizan” (1978)
“Dollia e dasmës sime” (1978)
“Një udhëtim i vështirë” (1977)
“Fije që priten” (1976)
“Pylli i lirisë” (1976)
“Në fillim të verës” (1975)
“Rrugicat që kërkonin diell” (1975)
“Shpërthimi” (1974)
“Kur zbardhi një ditë” (1971)
“Mëngjese lufte” (1971)
“Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967).

Skena shqiptare ka humbur një nga gjigandët e saj. Por kujtimi i tij do të mbahet mend gjatë. Vepra e tij është e fiksuar përjetësisht në celuloid.