Pamjet e para të filmit më të ri të Christopher Nolan (VIDEO)

Është publikuar traileri paraprak për filmin e shumëpritur të regjisorit të njohur Christopher Nolan.

ShowBiz

05/08/2016 17:15

Regjisori i njohur i serisë ‘The Dark Knight’, filmave ‘Inception’ dhe ‘Interstellar’, në vitin 2017 do të sjellë filmin me emrin ‘Dunkirk’.

Ngjarja e filmit zhvillohet gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ushtarët aleat nga Belgjika, Britania dhe Franca rrethohen nga ushtria Gjermane dhe evakuohen gjatë një beteje të egër, përcjellë lajmi.net.

Në rolin kryesor, në debutimin e tij si aktor vjen anëtari i One Direction, Harry Styles ndërsa filmi do të dal në verën e vitit të ardhshëm./lajmi.net

YouTube player