Mustafi në shitje, kjo është shuma që e kërkon Valencia
Shkodran Mustafi mund të jetë ylli i radhës që largohet nga Valencia, pas Andre Gomesit që shkoi te Barcelona.
Sport
Valencia e ka vënë në shitje mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi.
“Lakuriqët” i kërkojnë 25 milionë euro për reprezentuesin gjerman, transmeton David Cartlidge, gazetar i sportit në Bein Sport.
Arsenali është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për 24 vjeçarin, pas lëndimit të Per Mertesackerit.