Pele do të martohet për herë të tretë, kjo është e dashura e tij (FOTO)
Legjenda e futbollit Pele, ka vendosur që të martohet për herë të tretë gjatë jetës së tij.
Sport
Pele do të martohet me të dashurën e tij japoneze, Marcia Cibele Aoki, me të cilën është në lidhje tash e gjashtë vite.
75 vjeçari është 25 vjet më i vjetër se Aoki, të cilën për herë të parë e prezantoi një një ceremoni futbolli në Monaco në vitin 2012.
Çifti për herë të parë ishin njoftuar në vitin e largët 1980 në një aheng në New York, por lidhjen e tyre e filluan vetëm në vitin 2010.