UEFA: BRAVO SHQIPËRI

Ka qenë faqja zyrtare e UEFA-s që e ka uruar Shqipërinë. “Bravo Federata Shqiptare E Futbollit!”, ka shkruar UEFA, duke shpërndarë edhe fotografi nga ndeshje dhe festa e kuqezinjve.

Sport

19/06/2016 23:26

Shqipëria ka arritur një fitore historike kundër Rumanisë me rezultat prej 1:0.

Me golin e Armando Sadikut në minutën e 43-të, Shqipëria i mori tri pikët e para në Evropian dhe atë në debutim në një kompeticion kaq të madh, transmeton lajmi.net.

Ka qenë faqja zyrtare e UEFA-s që e ka uruar Shqipërinë. “Bravo Federata Shqiptare E Futbollit!”, ka shkruar UEFA, duke shpërndarë edhe fotografi nga ndeshje dhe festa e kuqezinjve. /Lajmi.net/