Mërgim Mavraj me porosi për 10 milionë shqiptarët
Mërgim Mavraj, menjëherë pas ndeshjes së Shqipërisë me Rumaninë ku luajti për 90 minuta, tha se fitorja e sotme e kombëtares ishte për të gjithë shqiptarët.
Sport
Ai tha se me ta në fushë sot ishin 10 milionë shqiptarët dhe shprehu dëshirën që të ishte në këto momente me shqiptarët në Tiranë e Prishtinë.
Ai tha se të festosh me popullin tënd është madhështore dhe e papërsëritshme dhe falendëroi të gjithë për mbështetjen.
Mavraj tha se kjo çfarë ndodhi sot ishte fantastike dhe nuk ka shumë rëndësi më tej se çfarë mund të ndodhë, por me rëndësi është që sot të festohet.