Moti për pesë ditët në vazhdim

Bazuar në parashikimin e  motit për pesë ditët e ardhshme nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vendi ynë gjatë kësaj periudhe do të ndikohet nga masat e ngrohta të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Lajme

19/06/2016 19:49

 

Sipas IHMK-së, në  këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat vende –vende do të shoqërohen me riga afat shkurta të shiut.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë celsius.

Do të fryjë erë  nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.