Nis me përçarje mbledhja e parë pas më shumë se 1000 vjetësh e liderëve ortodoksë  

Nga 14 kisha ortodokse, katër prej tyre kanë refuzuar pjesëmarrjen në Këshillin e Shenjtë dhe të Madh – Patrikana Ruse, Kisha Bullgare, Kisha Gjeorgjiane dhe Patrikana Antioke, selia e së cilës është në Siri, transmeton lajmi.net.

Bota

19/06/2016 19:22

Liderët e kishave ortodokse janë mbledhur në ishullin grek të Kretës, edhe pse kisha ruse ka refuzuar të marrë pjesë në një mbledhje të tillë, të parën që një mijë vjet.

Patriarku Ekumenikal, Bartolomeu i Parë e ka udhëhequr meshën e liderëve fetarë ortodoks, në prag të ditës së parë të mbledhjes e cila është përgatitur të mbahet qe 55 vjet dhe e cila do të zgjas

Nga 14 kisha ortodokse, katër prej tyre kanë refuzuar pjesëmarrjen në Këshillin e Shenjtë dhe të Madh –  Patrikana Ruse, Kisha Bullgare, Kisha Gjeorgjiane dhe Patrikana Antioke, selia e së cilës është në Siri, transmeton lajmi.net.

Këshilli i Shenjtë dhe i Madh ka për qëllim që të mbledh të gjithë liderët ortodoks për herë të parë që nga viti 787 dhe ta çojë përpara unitetin e kishave të cilët kanë mbi 300 milionë besimtarë në të gjithë botën.

Mosmarrëveshjet mes ortodoksëve variojnë nga planet e renditjes së vendeve ulëse, e deri te përpjekjet për pajtim me Vatikanin. Moska i frikësohet gjithashtu idesë se, Patriarku Bartolomeu i I-rë mund të japë mbështetjen e tij degës ukrainase të Kishës, duke hedhur “benzinë zjarrit” të asaj që një gazetë shtetërore ruse e ka quajtur “një luftë fetare në vlim”. /Lajmi.net/