A do të fitojë sonte Roberti apo rumuni i vogël?! (Video)
U pati bërë bujë e madhe menjëherë pas publikimit të këngës 'Mia' (Made in Albania) nga Robert Berisha, ndërsa kënga origjinale e Ionut Cercel e titulluar 'Made in Rumania' filloi të ridëgjohet edhe më shumë.
ShowBiz
Muzikanti kosovar, Robert Berisha, vendosi që karrierën e tij si këngëtar ta nis me ‘MIA’ (Made in Albania), për të cilën deklaroi se të drejtat autoriale i ka marrë nga rumunët, shkruan lajmi.net.
‘Made in Rumania’ e publikuar vite më parë, ka pasur shumë sukses në tregun muzikor rumun, e ‘Mia’ e Robertit në mos e shumë pëlqyer nga publiku shqiptar, ishte qendra e vëmendjes në mediat rozë.
Disa e kritikuan e disa e lavduan, kurse bashkëshortja e tij, Nora vendosi të hesht duke e shpërndarë videon pa thënë asnjë fjalë menjëherë pas publikimit të këngës.
Mirëpo njësoj nuk kanë zgjedhur të heshtin edhe tifozët kuq e zinjë të cilët ende pa filluar ndeshja e sontme në mes të Shqipërisë dhe Rumanisë, po e dëshmojnë se tifozllëkin dinë ta bëjnë në mënyrë të përkryer.
Sonte në Lyon të Francës do të luget ndeshja në mes të Shqipërisë dhe Rumanisë, ndeshje kjo e cila vendos nëse Shqipëria do të vazhdoj tutje apo do të eleminohet nga Kampionati Evropian i Futbollit, Euro2016.
Kujtojmë se Shqipëria po merr pjesë për herë të parë në një kompeticion të tillë./lajmi.net

