Vrasja në Korçë, flet i tronditur babai i viktimës
Babai i vajzës 29 vjeçare, e cila mbeti e vdekur nga goditjet e thikës, ka folur rreth krimit të dyfishtë që tronditi qytetin e Korçës.

Lajme
Emin Koçibelli për ‘News 24 ka rrëfyer se ka mbeture i shokuar nga kjo ngjarje që sipas tij nuk kishte asnjë shenjë të dhëndrit se mund të ishte agresiv.
“Kemi mbetur të tronditur nga ngjarja e rëndë. Të dy ishin në mëngjes në shtëpinë time, dhëndri nuk shfaqi ndonjë shenjë depresioni. U larguan të dy për të rregulluar bravën e derës. Më lajmëruan për ngjarjen dhe shkova menjëherë në shtëpinë e vajzës. Jam i shokur”, ka thënë ai. Mëngjesin e sotëm u raportua për një vrasje me thikë ku 34 vjeçari Mikel Xhiko goditi mbi bashkëshorten Yllkën dhe më pas veten duke mbetur të dy të vdekur.