Rita Ora me urim të veçantë për babain e saj (Foto)

19 qershori pothuajse në mbarë botën i dedikohet baballarëve.

ShowBiz

19/06/2016 14:47

Kjo ditë shënohet si ide e cila lindi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga viti 1966, njofton Klan Kosova.

E po në këtë ditë edhe Rita Ora, këngëtarja shqiptare e njohur në mbar botën, ka uruar babain e saj.

Ora përmes rrjetit social Instagram, urimin e saj për babain e shoqëroi me një fotografi në të cilën shihet këngëtarja bashk me babain dhe motrën Elenën.

Rita Ora nuk komentoi gjatë rreth kësaj dite, ajo në një mënyrë të thjeshtë por një urim përplot zemër, uroi babain e saj për ditën që i referohet atij.