Zvicra tallet me Francën para ndeshjes (FOTO)

Sfida e fundit e Grupit A mes Francës e Zvicrës do të luhet ditën e diel, por në vendin helvetik duket se ajo ka filluar më shpejt.

Sport

19/06/2016 11:06

Federata Zvicerane e Futbollit mendoi të ironizojë të zgjedhurit e Deshamps duke marrë shkas edhe nga polemikat e shpërthyer në vendin transalpin për Pual Pogba.

“Ej, Francë, problemi juaj nuk është Pogba, por jemi ne”, ishte mesazhi me tone shakaje i Federatës zvicerane të futbollit në Twitter, transmeton TCH.

Ditët e fundit, Pogba shkaktoi një kaos në Francë për shkak të gjestit të tij në përfundim të ndeshjes ndaj Shqipërisë, si dhe për paraqitjen në drekën me skuadrën me shapka.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.