Tifozët shqiptarë “pushtojnë” Lyonin

Tifozët shqiptarë qysh mbrëmë kanë nisur festën para ndeshjes mes Kombëtares shqiptare dhe Rumanisë

Sport

19/06/2016 10:19

Tifozët shqiptarë do të jenë lojtari i 12 për Kombëtaren e Shqipërisë në sfidën vendimtare kundër Rumanisë. Humbjet me Zvicrën dhe Francën nuk e kanë zbehur aspak entuziazmin e mbështetësve të skuadrës shqiptare, të cilët kanë nisur të pushtojnë rrugët e Lyonit.

Mijëra shqiptarë janë dyndur nëpër rrugët e qytetit që në orët e para të së shtunës, ndërsa festa ka nisur gjatë orëve të mbrëmjes, shkruan Super Sport.

Një Shqipëri e vogël në Lyon. Kombëtarja Shqiptare nuk mund veçse të ndihet krenare për tifozët e saj, të cilët nuk e kanë braktisur edhe në momentet më të vështira.

Të gjithë të bashkuar me qëllimin e vetëm për t’i qëndruar pranë ekipit në atë që shumë njerëz nuk dëshirojnë që të jetë 90 minutëshi i fundit europian.