Policët gjejnë 3-vjeçaren në rrugë, ajo që u kërkon i lë pa fjalë

Disa policë në Lubbock, Teksas, kanë mbetur pa fjalë nga kërkesa e një vogëlusheje 3 vjeçe, të cilën e gjetën teksa endej në rrugë, pas sinjalizimit të banorëve të lagjes.

Bota

19/06/2016 09:37

“Kam nevojë për një birrë, më jepni një birrë”, u ka thënë jo agjentëve të policisë, pasi e kanë pyetur se si mund ta çonin te prindërit. “Ky është një ndër rastet e braktisjes së fëmijëve minorenë. Gjendja në të cilën e gjetëm fëmijën ishte skandaloze. Dukej qartë që e ëma nuk e kishte idenë se ku ndodhej e bija në ato momente”, ka thënë agjenti Ray Mendoza.

Ata kanë gjetur nënën e vajzës, një 42-vjeçare me emrin Shauna Bennett, e cila po flinte në shtëpinë e saj. Banesa ku jetonin nënë e bijë ishte jashtë çdo standardi të higjienës. Gruaja është arrestuar për braktisje të fëmijës së mitur.