Ja si luhet me paranë publike në Komunën e Podujevës
Punësim i 13 personave për shërbime të veçanta në kohëzgjatje më shumë se 6 muaj, përzgjedhja enigmatike e përfituesve të subvencioneve për serra dhe bletë, rritja e borxhit në tatimin mbi pronë dhe lejimi i shfrytëzimit të hapësirave publike pa paguar asnjë centë, janë vetëm disa të gjetura të Auditorit të Përgjithshëm në Komunën e Podujevës.
Lajme
Në raportin e Auditorit për vitin 2015, thuhet se komuna ka të punësuar punëtorë me kontrata për shërbime të veçanta, ku Auditori ka identifikuar se 13kontrata kanë kohëzgjatje më shumë se gjashtë muaj e ndër to kishte edhe kontrata të lidhura që nga viti 2010, gjë që sipas nenit 12 pika 4 të Ligjit për shërbyesit civil, nuk i lejohet më shumë se 6 muaj.
“Komuna kishte subvencionuar ndërtimin e serrave individuale me vlerë 146,554€, ku kishin aplikuar 120 fermerë. Sipas raportit të komisionit, 90% prej tyre i kishin plotësuar kriteret e vendosura me konkurs, ndërsa kanë përfituar 30 fermerë. Neve nuk na janë ofruar dëshmi se si janë përzgjedhë këta30 përfitues në mesin e 120 aplikuesve. Komuna kishte subvencionuar bletarët me shoqëri bletësh (koshere) 99,500€, ku kishin aplikuar gjithsejtë 330 bletarë. Sipas raportit të komisionit 90% e tyre i kishin plotësuar kriteret e vendos ura me konkurs, ndërsa kanë përfituar 100 bletarë. Neve nuk na janë ofruar dëshmi se si janë përzgjedhë këta 100 përfitues në mesin e 330 aplikuesve”, thuhet në raport.
Borxhet e tatimit në pronë në vitin 2015, sipas Auditorit, ishin rritur për 199,071 euro apo 7% krahasuar me një vit më parë, përkatësisht nga 2,728,611 euro në 2,927,682 euro.
“Në një rast komuna vazhdon ta ngarkoj një subjekt afarist me qira mujore prej 700€ për shfrytëzim të paluajtëshmërisë, edhe pse kontrata kishte skaduar në vitin 2006. Që nga ajo periudhë ky shfrytëzues vazhdon ta shfrytëzoj këtë pronë pa kontratë, ndërsa borxhi total arrin vlerën 77,700€. Po ashtu, në një rast tjetër komuna kishte lidhur kontratë me datën 19.07.2013 për shfrytëzimin e hapësirave publike për vendosjen e bilbordave në qytet.
Pagesa për një vit që duhet ta paguajë qiramarrësi ishte 8,736€. Ky shfrytëzues nuk kishte paguar asnjëherë ndaj Komunës dh e borxhi total kishte arritur shumën 21,840€. Më tutje, komuna me datën 23.12.2015 ia kishte shkëputur kontratën këtij operatori dhe rastin e kishte dërguar tek përmbaruesi për ekzekutim, mirëpo Inspeksioni komunal në procesverbal të datës 27.02.2016 konfirmon se hapësirat janë duke u shfrytëzuar ende dhe pa kontratë”, thuhet në raport.
Krejt kjo ka bërë që Komuna e Podujevës, të mos jetë e rregullt në larjen e Borxheve. Auditori ka testuar 19 fatura të papaguara që janë raportuar si borxhe në Ministrinë e Financave dhe ka konstatuar se komuna nuk i ka kryer obligimet brenda afatit të paraparë prej 30 ditësh, për arsye të mungesës së mjeteve. Po ashtu, komuna me rastin e ardhjes së faturave, nuk i protokollon ato në zyrën e veçantë të protokollit,por pranimi bëhet nga tri drejtoritë, si: administrata, shëndetësia dhe arsimi.
Sipas Auditorit, obligimet e papaguara në shumë prej 18,416€, të identifikuara në 13 fatura të vitit të kaluar nuk ishin shpalosur në PVF të vitit 2014,ndërkaq pagesat janë kryer në vitin 2015.
Auditori ndalet edhe te forma e raportimit që bëhet tek kryetari bëhet sipas nevojës, dhe nuk ka raportime me shkrim prej drejtorëve në baza të rregullta mbi punët dhe aktivitet e tyre.
Komuna sipas auditorit, me kalimin e mandatit, nuk është ri themeluar Komiteti i Auditimit dhe nuk janë mbajtur takime gjatë vitit 2015.
“Realizimi i buxhetit në nivel të përgjithshëm ishte në nivel të kënaqshëm,
mirëpo brenda kategorive ekonomike ka pasur ngecje në realizim, si; investimet kapitale (83%), mallrat dhe shërbimet (81%) dhe subvencionet (80%). Arsyet të cilat kanë ndikuar për një performancë të tillë, kanë qenë dështimi i dy procedurave të prokurimit, për shkak të ankesave nga operatorët ekonomik në OSHP, dhe inkasimi i pamjaftueshëm i të hyrave vet jake në nivelet e planifikuara. Sipas nenit 81 të LPP dhe nen it 55 të Udhëzuesit operativ për prokurimin publik, autoriteti kontraktues duhet të hartoj një plan për menaxhim të kontratës. Ne kemi identifikuar se për kontratat e nënshkruara për mallra dhe shërbime nuk ishte përgatitur ndonjë plan për menaxhimin e kontratave”, thuhet në raport.