Haradinaj në Zvicër: AAK është ndryshimi i Kosovës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po qëndron në një vizitë pune në Zvicër.
Lajme
gjatë ditës ka pasur disa takime me bashkatdhetarë në Kantonin e Argaut!
Haradinaj u ka thënë bashkëkombasve në Zvicër se Kosova ende nuk është punë e kryer.
“Kosova aktualisht po përballet me dy sfida të mëdha, me qeverisjen e dëmshme dhe me përzierjen e Serbisë në punët dhe në territorin e Kosovës!”, citohet të ketë thënë Haradinaj.
Sipas komunikatës së lëshuar nga AAK-ja, kreu i kësj partie ka deklaruar se kjo duhet të ndalet urgjentisht.
Lideri i AAK-së, ka thënë po ashtu se ai dhe AAK, sot përfaqësojnë vizionin e ndryshimit në Kosovë, që është i pa alternativë.
Duke folur për rolin e bashkatdhetarëve në Zvicër, Haradinaj tha se Zvicra dhe shqiptarët që jetojnë në këtë vend, kanë ndihmuar shumë që Kosova ta bëjë jetën e vet.
“Bashkatdhetarët tanë ndihmuan luftën dhe lirinë, e sot po e ndihmojnë edhe paqen, ndërkaq Zvicra e ka mbështetur Kosovën edhe duke e njohur pavarësinë e saj, ndër të parët”, shkruan në komunikatë.
Përfaqësues të komunitetit shqiptar në Zvicër ndërkaq, kanë shprehur shqetësimin e tyre për zhvillimet në Kosovë dhe i kanë shprehur mbështetje vizionit dhe angazhimit të zotit Haradinaj, për ndryshim.