De Biasi: Nuk e ftoj këtë sulmues në Kombëtare
Gianni De Biasi ka njoftuar se Besart Berisha nuk bën pjesë në mentalitetin e tij.
Sport
Besart Berisha është njëri ndër golashënuesit më të mirë shqiptarë viteve të fundit, kur është fjala për ndeshjet në nivel klubesh.
Por, ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Shqipërisë, Gianni De Biasi, që njoftoi se e kishte ftuar para dy vitesh të luajë për kuqezinjtë.
“E kam kërkuar para dy vitesh, por më ka thënë se luan shumë larg. Ai nuk bën pjesën në mentalitetin tim”, ka deklaruar De Biasi, transmeton Gazeta Express.