Ja e vërteta për martesën dhe shtatzëninë e Marinës

Ata të dy janë padyshim çifti më i përfolur i momentit. Flasim për Marinën dhe Getorin që kanë rrëmbyer vëmendjen e gjithë publikut.

ShowBiz

18/06/2016 11:27

Kohët e fundit po flitet për martesën që është shumë afër për çiftin e njohur, ndërsa tani thuhet se Marina po pret fëmijën e parë.

Por, ‘Bluetooth’ ka mësuar se asgjë nga kjo nuk është e vërtetë.

Marina dhe Getoari janë përkushtuar tek karriera e tyre dhe aktualisht nuk po e mendojnë një dasmë. Reperi dhe moderatorja simpatike po shijojnë bashkëjetesën, duke mos menduar ende për një dasmë në horizont.

Nga ana tjetër biondja simpatike e “Procesit Sportiv” nuk është duke pritur një fëmijë. Lajmet për shtimin në peshë, apo për pozat ku ajo shfaqet duke prekur barkun, janë thjesht thashetheme. Si Geti ashtu edhe Marina janë bashkë për mëse një viti.

Për të dy kjo lidhje është padyshim një angazhim serioz, përderisa kanë nisur edhe bashkëjetesën, por mesa duket planet për familje i përkasin të ardhmes.

Pas angazhimeve që i presin, dy të rinjtë do të shijojnë pushimet etyre, duke mos menduar për fëmijë, apo për një dasmë në horizont.